Dhuro që të mëshirohesh!

Kurban Bajrami 2021, si çdo vit në ndihmë të nevojtarëve.

Xhamia "Dine Hoxha" mundëson në Tiranë kurbane në vlerën 90 EURO.

Festojmë së bashku duke dhuruar secili 1 KURBAN.

Të gjithë muslimanët në mbarë botën do të festojnë bashkarisht festën e madhe, festën e Kurban Bajramit, një nga dy festat që ka besimtari gjatë jetës së tij, ashtu siç ka thënë i dashuri i Zotit, Muhamedi alejhi selam.

Festa e solidaritetit, e mëshirës dhe e paqes merr kuptim kur simbolikën e kësaj feste, mishin e kurbanit e ndan me skamnorët, të varfërit, jetimët dhe cilindo që nuk ka mundësi që të bëjë kurban për veten dhe familjen e tij.

Si çdo vit xhamia "Dine Hoxha" organizon mbledhjen e kurbaneve, duke marrë amanetin nga donatorët e nderuar për të përçuar festën, gëzimin dhe shpresën në sofrën e nevojtarit, pa cënuar krenarinë dhe personalitetin e tyre.

"Dhuro që të mëshirohesh" është orientimi dhe "urdhëri" më i bukur e nuk ka dyshim se bekimet e Zotit vijnë pas çdo vepre të mirë.

Kurbanet jane sigurisht sipas çdo orientimi fetar, pa dëmtime, të therrura sipas mënyrës islame dhe ofrohen për ju me shërbim pakice dhe shumice, për tja dhuruar nevojtarit ose për përdorim personal e familjar.

Donacionet referuar për menaxhim xhamisë "Dine Hoxha" pranohen vetëm nëpërmjet kësaj platforme Paypal-i ose fizikisht pranë xhamisë në Tiranë.

link:Kurban Bajrami 2021

Statusi Aktual

€1440 nga Totali €100,000

Donator: 16; Shikime 64

Mënyrat e pagesës

Paypal:


Sasinë e kurbaneve mund ta zgjidhjni në hapin e pasardhës.




Zoti ju nderoftë!