Festojmë së bashku festën e madhe duke kryer obligimin e therrjes së kurbanit.

Xhamia Dine Hoxha mundëson kurbane në vlerën 105 EURO.

Në ditët e festës stafi i xhamisë do i kushtojë një përkujdesje të veçantë besimtarëve që nuk kanë mundësi ekonomike, për të zbukuruar sofrat e tyre me mishin e kurbanit.

Këtë vit ofrojmë dele të përzgjedhura nga ferma të ndryshme të Shqipërisë, duke i kushtuar rëndësinë e duhur cilësisë, higjenës dhe mbi të gjitha orientimeve profetike për vlefshmërinë.

Pranojmë porosi pakice dhe shumice edhe për ata të cilët dëshirojnë që ta konsumojnë kurbanin me familjen apo me të njohurit e tyre, ndërkohë që mund të porosisni edhe kurban akika duke e cilësuar atë.

Në ditë të vështira festa merr kuptim të plotë dhe dhurimi i mishit të kurbanit është simboli dhe mesazhi më i mirë.

Zoti na dhëntë sukses, Zoti ju shpërbleftë me të mira!

Donacionet referuar për menaxhim xhamisë "Dine Hoxha" pranohen vetëm nëpërmjet kësaj platforme Paypal-i ose fizikisht pranë xhamisë në Tiranë.

link:Kurban Bajrami 2022

Statusi Aktual

1348 nga Totali 1280 Kurbane

Shuma: 141,540 EUR; Shikime 24565

Ky informacion përditesohet vetëm një herë në ditë.